X

Qeveria mbyll portale dhe faqe në rrjetet sociale, Basha: Censura ndaj medias dhe kërcënimi i gazetarëve, kriminale!

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, reagon pas mbylljes se disa portaleve dhe kërcënimit të vazhdueshëm të qeverisë ndaj gazetarëve.

Përmes një postimi në Twitter, Basha shprehet se, të shfrytëzosh fatkeqësinë e tërmetit për të mbyllur portale apo faqe Facebook-u e të kërcënosh gazetarët, është kriminale.

“Të shfrytëzosh këtë fatkeqësi për të mbyllur portale, faqe fb e rrjete të tjera sociale dhe të kërcënosh gazetarët nga mëngjesi në darkë vetëm pse janë kritikë me qeverinë dhe sjellin zërin e qytetarëve të lënë në harresë dhe pa asnjë ndihmë, është kriminale. Kjo është mënyra për të mbytur zërin e qytetarëve dhe të vërtetës që vjen përmes medias dhe portaleve të ndryshme. Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet për dhunimin e fjalës së lirë nga qeveria. Me Kushtetutë dhe ligj kjo përbën një krim të rëndë që duhet ndëshkuar.”, shkruan Basha në reagimin e tij.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Objektet e shkatërruar nga tërmeti, bilanci në Lezhë: 51 pallate të pabanueshme, 264 banesa të dëmtuara

Tërmeti i fuqishëm që goditi vendin tonë më 26 nëntor, solli bilanc tragjik në vend, ku humbën jetën 51 persona,...

Close