X

Niset drejt Shqipërisë për të sjellë 100 mijë dollarë, Bebe Rexha nuk harron të lumturojë fëmijët pas sekondave të tmerrit (VIDEO+FOTO)


Teksa kanë kaluar gjashtë ditë nga tërmeti tragjik që përfshiu vendin tonë të martën e 26 nëntorit, ku vdiqën 51 njerëz dhe u plagosën 900 të tjerë akoma vijojnë lëkundjet dhe njerëzit ndihen të tmerruar.

Kanë qenë të shumtë “VIP”-at që kanë ndihmuar për banorët duke ju siguruar strehim dhe ushqim.

Ndonëse të gjithë kanë treguar se shkuan pranë të prekurve nga tërmeti dhe i ndihmuan, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka zgjedhur që të vijë personalisht drejt Shqipërisë për dhuruar paratë e saj në ndihmë të banorëve shtëpitë e të cilëve janë rrënuar.

Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, këngëtarja ka treguar ditën e djeshme sëbashku me të atin e saj është nisur drejt Shqipërisë.

Teksa situata është kaq delikate, këngëtarja ka menduar edhe për fëmijët duke marrë me vete një valixhe të madhe me ëmbëlsira, të vetmet gjëra me të cilat lumturohen dhe kënaqen kur i kanë.

 

View this post on Instagram

 

Bebe Rexha niset për në Shqipëri❤🇦🇱 @beberexha

A post shared by Xing.al (@xing.al) on

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
Stresi nis punën për ndërtimin e një shtëpie të re pas tërmetit (Video)

Stresi ka qenë një nga personazhet e njohur që i ka qëndruar më pranë të prekurve nga tërmeti duke ofruar...

Close