X

“Ndalo mos hap panik”, sherr në emision mes Kreshnik Spahiut dhe Eni Vasilit

Kreshnik Spahiu bëri një debat të fortë në “Open” në Top Channel me drejtuesen Eni Vasili.

Debati ka nisur kur Kreshnik Spahiu tha se, shteti nuk po menaxhon situatën por po bën show në televizion.

“Këta thonë hajdeni bëhemi bashkë. Nuk mund të bëhen bashkë. Nuk mund të bëhen bashkë vrasësi me viktimën. Këta dalin dhe bëjnë show në televizione. Po a e dinë çfarë dëmi u janë shkatuar rezervuareve, digave? Rrezikohet të dalë gazi, uji dhe të fundosë qytete të tjera. Mund të ndodhë një katastrofë të madhe”,- u shpreh Spahiu.

“Ndalo. Spahiu ndalo ose do të heq mikrofonin përgjithmonë. Ndalo dhe mos përhap panik me gaz dhe ujë. Në qoftë se nuk e ke si informacion të sigurt ndalo. Nëse e ke si informacion shko denonco në prokurori- i tha Eni Vasili, Spahiut.

Ndërhyri edhe sizmologu Duni ku tha se rezervuarët dhe digat janë struktura që janë ndërtuar për të përballuar rreziqe natyrore të tilla. “Nuk ka vend për panik”, – tha Duni.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Agron Tufa kërkon azil politik në Zvicër, u kërcënua me jetë

Agron Tufa, drejtori ekzekutiv i Institutit për Studimin e Krimeve dhe pasojave të Komunizmit në Shqipëri (ISKPK), ka kërkuar azil...

Close