X

Mesi pas trofeut të radhës: Koha kalon shpejt, po afron tërheqja nga futbolli

Lionel Mesi ka qenë shumë i emocionuar kur ka marrë në dorë trofeun e “Topit të Artë”, i 6-ti për të pas atyre të fituar në vitet 2009-2012 dhe 2015. Sulmuesi tani është i vetmi me 6 trofe të tillë dhe ka lënë të kuptohet se kjo hegjemoni e tij, apo edhe e Ronaldos, nuk do të vazhdonte edhe shumë kohë.

“Më kujtohet që për “Topin e Artë” të parë erdha në Paris kur isha 22 vjeç me tre vëllezërit e mi, ishte e pabesueshme atëherë. Tani, 10 vite më vonë, është një moment ndryshe, shumë special në jetën time personale me gruan dhe tre fëmijët e mi që më shoqërojnë.

Siç thoshte gruaja ime në mesazh, gjatë gjithë kësaj kohe nuk reshta kurrë së ëndërruari, duke vazhduar të dëshiroja të rritesha, të vazhdoja të përmirësohesha çdo ditë e sidomos duke iu gëzuar futbollit.

Falë Zotit mund të bëj atë që dashuroj që kur isha një apo dy vjeç dhe nëse do Zoti më mbeten ende vite të tjera për ta bërë një gjë të tillë. Jam i ndërgjegjshëm për moshën që kam dhe këto momente gëzojnë më shumë pasi po afron momenti i tërheqjes nga futbolli dhe është i vështirë. E përsëris, nëse do të jem mirë më mbeten vite të tjerë, por në këto momente duket sikur koha fluturon dhe kalon shumë shpejt. Shpresoj që të vazhdoj t’i gëzohem futbollit, familjes time, rivalëve dhe kësaj jete që kam”, tha Mesi para sallës që e duartrokiti gjatë.

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Denoncoi “vjedhjen” e ndihmave/ Petrit Vasili: Pushteti tenton arrestimin banditesk të denoncueses

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, shkruan se pushtetin tenton të arrestojë në mënyrë banditeske juristen Adriana Kalaja, aktivisten e Aleancës...

Close