X

Lionel Mesi fiton “Topin e Artë” dhe vendos rekord!

Lionel Mesi është përsëri në majë të botës. Sulmuesi argjentinas ka fituar sot për herë të 6-të “Topin e Artë”, duke kaluar në rivalitetin e përjetshëm Kristiano Ronaldon e vendosur një rekord të ri për këtë trofe.

Edhe pse nuk fitoi ndonjë trofe të rëndësishëm ndërkombëtar në vitin e fundit me klubin e a përfaqësuesen, votuesit e kanë preferuar atë para emrave si Van Dajk, Ronaldo e Sane që ishin rivalët e tij më të afërt, duke i dhuruar një çmim që e bën edhe më legjendar emrin e tij.

Në vijim, lista sipas renditjes të “France Football”:

1 Lionel Mesi
2 Virxhil Van Dajk
3 Kristiano Ronaldo
4 Sadio Mane
5 Mohamed Salah
6 Kilian Mbape
7 Allison
8 Robert Levandovski
9 Bernardo Silva
10 Rijad Mahrez
11 Frenki De Jong
12 Rahim Sterling
13 Eden Hazard
14 Kevin De Bryjn
15 Matijs De Ligt
16′ Serxhio Aguero
17 Roberto Firmino
18 Antuan Grizman
19 Trent Aleksander-Arnold
20 Pierr Emerik Aubamejang
– Dushan Tadiç
22 Son Heung-Min
23 Hugo Loris
24 Mark Andre Ter Shtegen
– Kalidu Kulibali
26 Karim Benzema
– Georgino Vijnaldum
28 Zhoao Feliks
– Markinjos
– Roni Van De Bek

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Megan Rapinoe fiton “Topin e Artë” për femra

Kapitenia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Megan Rapinoe, e cila udhëhoqi skuadrën në fitoren e titullit botëror, ka merituar...

Close