X

Ermal Meta do rindërtojë shtëpinë e një familjeje të prekur nga tërmeti: Të mos e kalojnë dimrin nën rrënoja


Një solidaritet i madh në mbarë botën për shqiptarët, që po kalojnë momentet më të tmerrshme të dekadave të fundit, pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit, me 51 viktima, mijëra të plagosur e qindra ndërtesa të kthyera në gërmadha.

Mes personazheve VIP, që kanë ofruar ndihmë për shqiptarët, është edhe këngëtari me origjinë shqiptare, Ermal Meta.

I prekur së tepërmi nga tragjedia, Ermal Meta, që jeton në Itali dhe që njihet gjerësisht për talentin e tij, ka vendosur të japë kontributin e tij në ndërtimin e shtëpisë së një prej familjeve të prekura nga tërmeti.

Përmes një mesazhi në “Instagram”, Ermal Meta bën me dije se do të ndihmojë në ringritjen e shtëpisë së familjes Alla, që pjesëtarët e saj të mos e kalojnë dimrin mes rrënojave e të ftohtit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Magazine
Rrëfimi emocionues i gruas së Sajmir Grekut, ëndrrat e tij për vajzën dhe fotot e fundit para tragjedisë

Tërmeti i 26 nëntorit shuajti tre pjesëtarë të familjes Greku. Pëllumb Greku, Çelike Greku dhe Sajmir Greku jetonin në një...

Close