X

VIDEO/ Një qen në Kashar i thotë kryeministrit: Rama ik! Lideri e urdhëron: Pusho!

Situata e rëndë e tërmetit po krijon variancione nga më të çuditshmet dhe të pandodhshme në situata normale.

Një qen në fshatin Kashar, me gjuhën e qenëve, i ka thënë liderit tonë, kryeministrit Rama, “Rama ik!”.

Edi Rama, për ta bërë sa më funksional ligjin, në situatën e gjendjes së jashtëzakonshme, ashtu siç ka bërë me gazetarët dhe median, i ka dhënë qenit urdhër të prerë, që të pushojë.

Pas kësaj, qeni, me çfarë ka parë dhe dëgjuar këto ditë, i trembur edhe nga pasojat e ligjit, ka mbyllur menjëherë gojën.

Që ta besoni vërtet këtë ngjarje, ndiqni videon më poshtë:

/TPZ.al/ Tej e këtej/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in TEJ E KETEJ
FOTO-LAJM/ Ra ky tërmet dhe mbarë bota po ndjek nga afër, dashurinë e Edit për Ramën

Të gjithë shqiptarët, të shpërndarë anë e kënd botës, pak a shumë e kanë ditur dhe njohur, dashurinë e madhe...

Close