X

U bë njësh me hallet e banorëve, Stresi revoltohet me bossat me rolexa: Hajdeni futuni në balta, jepuni të paktën për një çadër


Reperi Arkimed Lushaj i njohur ndryshe si Stresi është revoltuar me kolegët e tij, që sipas këngëtarit, në rrjetet sociale reklamojnë jetën luksoze ndërsa banorëve të prekur nga tërmeti nuk u kanë ofruar ndihmë.

Në një video live në profilin e tij në Instagram, reperi shfaqet shumë i irrituar me kolegët dhe u bën thirrje që nga rolexat e tyre të heqin të paktën 100 euro për një çadër dhe t’ua dhurojnë familjarëve që kanë mbetur të pastrehë.

“Nuk jam t’i ba apel askujt me ba gili vili, jam duke thirr të gjithë këta tipa që më dalin me rolexa, që harxhojn nga 8-9 mijë euro në clube, hajdeni 1 mijë euro hajdeni vetë aty në dorë jepeni familjarëve të blejn një çadër, i kanë pas çadrat me qera i kanë marrë me 50 mijë lek, më keni ba me u cmend sot, jo po kena varse 10 mijë euro, jo po kena kshtu, hajde pra drejt e në fshat me u fut gjysmë metri në baltë me u ba njësh me hallet e familjarëve aty, e me qëndru aty e më bërë fjalë me policin dhe ushtrin pse nuk janë çadrrat për banorët,”– dëgjohet teksa thotë Stresi në video.

Vetë këngëtari ka publikuar foto dhe video t ndryshme në rrjetet sociale ku shihet se u ka ardhur në ndihmë shumë banorëve që u prekën nga tragjedia e 26 nëntorit.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë dhe Durrës janë mbyllur.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
“Urim nga nëntoka”, Vesa Luma bën mesazhin prekës pas tragjedisë së 26 nëntorit: Po ua shoh lotin, o popull shqiptar…

Pas ngjarjes tragjike me të cilën  u  përball Shqipëria mëngjesin e 26 nëntorit, kanë qenë të shumta reagimet ka  të...

Close