X

Ti Besa Shahini mos na pri në besë!


Nga Taulanda Jupi

U mendova gjatë para se ta shkruaja këtë sepse kisha vendosur të heshtja në respekt të dhimbjes, dëshpërimit, humbjes, lotëve, vajit dhe gjëmave që kam prekur dhe kam parë këto ditë. Heshtja dhe sidomos ndihma pa e përfolur, pa e fotografuar, pa e treguar dhe pa e bërtitur mendova se do të ishte gjëja e duhur. Po ju, nuk të lini as të heshtësh në respekt të dhembjes.

Mesazhi që ju dhatë  në cilësitë e Ministres së Arsimit më detyron të flas, sepse dua të shpëtoj fëmijë të tjerë nga papërgjegjshmëria dhe gënjeshtrat tuaja.

Megjithëse fole gjatë ti the vetëm pak gjëra, por u kujdese të dukeshe e qetë dhe të na tregoje se e ke çdo gjë nën kontroll duke na siguruar se situata do t’i kthehet  shumë shpejt normalitetit. Ju thatë se  gjatë datës 28-29 nëntor janë inspektuar afro 200 shkolla, kopshte e çerdhe, se këtë proces po e kryejnë strukturat teknike të bashkive  të ndihmuar nga inxhinierët e ardhur nga Kosova dhe gjithashtu se keni komunikim me drejtorët  e shkollave të cilët kanë  raportuar  për gjendjen në institucionet e tyre.

Për që qenë e saktë dhe e drejtë në atë që do të shkruaja,  u konsultova me faqen tuaj zyrtare të facebook-ut Zonja Minisre. Nuk u besova dot syve! Hapa edhe njëherë kalendarin dhe u sigurova se dita e martë ishte data 26 nëntor. Prap nuk u besova syve! Foto e parë e inspektimit të shkollave mban orën 10.37 të datës 26 nëntor. Ju zonja Ministre shfaqeni në foto në një palestër, ku nuk dallohej asnjë shenjë dëmtimi, as edhe një gërvishtje apo krisje muri. O zot, vërtet e bëre këtë Bes?! E ke idenë çfarë do të thotë kjo?

Në orën 10.37 të asaj të marte të mallkuar tragjedie, kur kockat e fëmijve të gjorë po thyheshin nën rrënoja, ku ulërimat dhe grahmat e tyre të fundit thërrisnin për ndihmë, kur trupi i të vegjëlve po ftohej pak nga pak, kur tmerri i nënave që iknin nga kjo jetë përqafuar me vogëlushët e tyre nuk mund të shkruhet me fjalë por veç të qahet me kuje  … (e pabesueshme !!!) ti ke nxituar të inspektosh shkollat dhe ta dokumentosh me foto në Facebook. Logjika dhe arsyetimi im nuk më lejon ta besoj këtë. Unë besoj se ju nuk keni patur as fare idenë për çfarë kish ndodhur ndërkohë.

Po kështu logjika dhe arsyeja nuk më lejojnë të besoj as atë çka ju deklaruat , se gjatë këtyre ditëve keni inspektuar 200 shkolla, kopshte e çerdhe.

Me një arsyetim të thjeshtë 200 shkolla do të kërkonin minimalisht 200-400 ndoshta edhe 600 orë pune për tu inspektuar fizikisht dhe për të nxjerrë raporte të sakta për gjendjen e tyre teknike. Ku i gjetët këto orë pune Zj. Ministre?

Inspektimi teknik me grupe inxhinierësh kryhet duke shkuar fizikisht në objekte, në shkolla, kopshte apo çerdhe dhe jo përmes mesazheve të WhatsApp-i nga drejtorët e emëruar prej jush. Bashkëpunimi  me strukturat e bashkive  në zonat eprekura nga tërmeti apo raporte teknike të hartuara prej tyre në situatën kaotike ku ato ndodhen, është një argument vështirësisht i besueshëm.

Ju nxitoni t’i ftoni njerëzit ti kthehen normalitetit dhe flisni për zevendësimin e orëve të mësimit kur mijëra fëmijë, nëna, motra dhe vëllezër  vuajnë në dhimbje, lot dhe tronditje të thellë të ftohtin, urinë, vuajnë të pashpresëmungesën e një strehe në këtë prag dimri.

Ndaj si nënë, si qytetare, si pedagoge ju lutem për dy gjëra :

Së pari kryeni me përgjegjësi detyrën tuaj si Ministre e Arsimit, lërini ngjyrat, pikturat dhe qeverisjen nga facebook-u. Kujdesuni realisht për fëmijët tanë, për shëndetin, mirëqenien dhe sigurinë e tyre në shkolla, duke shmangur tragjedi të tjera.

Së dyti, nuk dyshoj kurrë për punën dhe gadishmërinë, përpjekjet dhe përkushtimin e inxhinierëve kosovarë që kanë ardhur për të ndihmuar, por ti Bes mos i thyj në BESË kur fshihesh pas emrit Kosovë dhe bën propagandën e rilindjes, apo më keq akoma, propagandën e Edi Ramës.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BLOG, LAJME
U arrestua nga policia politike e Ramës, Xhulia Aliaj del nesër në gjyq

Nesër, ora 11, në Gjykatën e Durrësit, do të zhvillohet gjyqi për masën e arrestit ndaj Xhulia Aliajt, e cila...

Close