X

Përgjegjësi kryesor i kësaj tragjedie është shteti


Nga Endri Shabani/

Keto dite kam pare njerez qe fajesojne viktimat e termetit se paskan ndertuar “vend e pavend”.

Le ta leme menjane idene qe ndertimi “vend e pavend” meritoka denim me vdekje dhe te shtrojme disa pyetje te tjera:

E para, sipas TCh termetet e ores 4 dhe 7 te mengjesit kane demtuar disa shkolla ne Tirane. Sikur keto termete te kishin rene vetem disa ore me vone, shume femije do ishin plagosur (ne mos vrare) ne bankat e shkolles.

A kane faj femijet qe shkojne ne shkolle?

E dyta, te pakten nje nga hotelet qe u shemb ishte teper popullor dhe ne “Booking” kishte vleresim “fabulous” nga vizitoret. Sikur ky termet te kishte rene gjate sezonit te plazhit shume turiste shqiptar dhe te huaj do kishin humbur jeten.

A kane faj turistet qe vijne me pushime ne Shqiperi?

E treta, te pakten nje prej pallateve qe u shemb ishte pallat i ndertuar para viteve ’90. Sipas banoreve pronaret e kateve te para kishin prishur muret mbajtese per te bere lokal.

A kane faj qytetaret qe prej 30 vitesh jetojne ne pallate, te cilet kur nuk jane te modifikuar nuk i leviz topi?

E katerta, me thone se nje prej pallateve te demtuara ne Tirane eshte ne rrugen e Kavajes. Pallati eshte nje gjigand 12 katesh (dyshohet qe kater kate i ka shtese). Kush ka kaluar aty e ka vene re se ai eshte rrethuar me shtepi te vjetra perdhese. Ne nje situate hipotetike qe ky pallat rrezohet (largqofte) ai mund te rrezikoje edhe keto shtepi qe jane nen rrezen e tij.

A kane faj banoret autoktone qe jetojne ne shtepite qe iu kane lene trashegim te paret?

E pesta, jam i bindur qe ka shume njerez qe nga injoranca dhe papergjegjshmeria kane ndertuar shtepi te pasigurta nga pikepamja teknike. Dhe pasi i kane ndertuar banojne aty me familjet e tyre.

Pyetja qe kam eshte: a kane faj femijet e vegjel qe jetojne me prinderit e tyre?

Dhe e fundit. Keto tre dekadat e fundit shume vete kane blere shtepi ne pallatet e reja (per te cilat mund te mos e kene paguar ende kredine). Zgjedhja e tyre mund te kete qene e gabuar nga kendveshtrimi i nje eksperti. Por njerezit nuk jane eksperte. Ata besojne tek shteti, dhe prezumojne qe nese nje pallat ka marre leje ndertimi dhe i ka te gjitha certifikatat e nevojshme nga institucionet perkatese, atehere ai duhet te jete i banueshem.

Qytetari nuk mund te verifikoje profesionalizmin, seriozitetin dhe ndershmerine e cdo inxhinieri, mjeku, mekaniku, piloti apo shoferi qe takon ne jete. Ama secili prej tyre na e ka jeten ne dore. Prandaj shoqeria nderton institucione dhe ne paguajme taksa qe shteti ta beje kete pune per ne.

A mund t’i veme faj njerezve qe mbledhin kursimet e jetes dhe i investojne duke besuar tek shteti? Une mendoj qe jo.

Faji eshte vetem i atij qe abuzon jo vetem me parate tona, por mbi te gjitha me besimin tone.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BLOG, LAJME
Tërmeti shkatërrimtar që goditi Durrësin/ Presidenti Meta thërret mbledhjen e Këshillit të Sigurisë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vendosur të thërrasë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, pas tërmetit që la mbi...

Close