X

Mos u çudisni me dorëheqjen e asaj zonjës në Durrës…


Nga Roland Bejko

Është dorëhequr thjesht një punonjëse e emëruar e sektit që ka menaxhuar katrahurën urbanistike të deritashme. Deklaratat e saj të papërgjegjshme na treguan se ajo as që e kishte idenë pse ishte në atë karrige, pa le më të kuptonte shkallën e përgjegjshmërisë dhe profesionalizmit që e kërkon ajo detyrë e lartë publike. Dikush mund të thotë se akti i dorëheqjes tregoi përgjegjësi qytetare për papërgjegjshmërinë e atyre që shprehu. Po, unë them se ajo është një qytetare e mirë nëse ka ikur vet dhe nuk e kanë urdhëruar të ikte. Po qe se ka ikur vet do të thotë se e ka kuptuar që nuk mund të ishte e keqpërdorur pafundësisht në një punë që s’ishte as e saj, as për të. Sepse një kryetar bashkie legjitim dhe i pëgjegjshëm për rëndësinë e detyrës sidomos sot në të tillë situatë, qytetarët që të kanë votuar nuk meritojnë të braktisen në ditën më të zezë të jetës së tyre.
Aa, nëse e ka urdhuruar kupola e sektit, kjo po që duhet të na shqetësojë… Efektet do duken në vazhdimësinë e ngjarjeve nëse do kenë sfond politik, apo kriminal, apo të dyja bashkë, largimi i saj.

Por, në fakt kryetari i vërtetë i Bashkisë së Durrësit ka qenë dhe është “akullorja”. Ndërsa shefi i tij Edi Rama.

Ndërsa pas 30 Qershorit nuk ka më kryetarë të vërtetë bashkish në Shqipëri. Edi Rama është kryebashkiaku real i të gjitha bashkive të tjera. Vet Ali, e vet Kadi. Vet shkruan, vet vulos për çdo gjë.

Ndaj pushteti lokal jo vetëm në Durrës, por kudo në gjithë territorin e vendit është sot jashtë loje. Jo vetëm që nuk mund të flitet më për demokraci dhe autonomi lokale, por as krizën e tërmeteve nuk po e menaxhon dot aty ku ka. Ndërsa në bashkitë ku nuk ka dëme nga tërmetet, po çedohet dukshëm në ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve për shkak të krizës morale që i bën kryetarët e bashkive ta shikojnë veten si të emëruar dhe jo të zgjedhur nga qytetarët.

Tani, këdo që të vendosin në karrigen e kryetarit të bashkisë Durrës nuk përbën ndonjë lajm, sepse dihet, do të jetë thjesht një tjetër kukull në duart e sektit, asgjë më shumë deri në momentin që do rifillojnë betejën e nisur kundër Presidentit për dekretimin e zgjedhjeve të parakohshme në bashkitë ku kryetarët kanë dalë me njollë, por që ky i fundit dhe opozita nuk e njohin legjitimitetin e 30 qershorit.

Megjithatë, nga gjithë kjo situatë e krijuar, u vërtetua edhe njëherë ajo që thuhet në shkencat politike se ilegjitimiteti i zgjedhjes në një funksion publik duke manipuluar votën dhe rezultatin nuk prodhon dot legjimitet pushteti sado që të shtrihet në kohën e harresës.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BLOG, LAJME
Tragjedia e 26 nëntorit/ Tifozët italianë solidarizohen me Shqipërinë: Pranë popullit shqiptar (FOTOT)

Gjatë këtyre ditëve të trishta në të cilat është zhytur e gjithë Shqipëria, reagimet në mbështetje të të prekurëve nga...

Close