X

Kaba: Paratë e rindërtimit, në katër firma të Ramës

Nga Dritan Kaba

Sot po ndiqja me shumë vemëndje dhe shqetësim qytetar mbledhjen e Komitetit të Rindërtimit. Realisht doja të isha në atë mbledhje dhe të jepja kontributin tim modest për planin e rindërtimit. Unë nuk isha i ftuar, kështu po i shkruaj për t’i bërë publike propozimet e mia këtij komiteti. Besoj se Marini, Arbëri apo Elvisi mund t’i propozojnë në mbledhjen tjetër, nëse i lënë sërish fjallën kuptohet. Gjatë diskutimit më tërhoqi vemëndje shifrat, që u përmendën nga diskutantët!

I pari, që foli me shifra ishte kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve. Dulaku parashtroi një vlerë rreth 200 deri në 300 milionë euro të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Ai ka një eksperiencë të madhe në fushën e ndërtimtarisë. Ka rreth 28 vite që ndërton. Si biznesmen, ai theksoi se nuk janë vetëm ndihmat, që kanë mbledhur shoqatat humanitare apo individë të ndryshëm, që mund ta perballojnë këtë situatë, kështu që barra më e madhe do i bjerë Qeverisë, dmth taksa paguesve shqiptarë. Por si biznesmen që ëshët nuk e theksoi këtë fakt.

Kjo shifër nuk e kënaqi aspak Kryeministrin. Kështu, si mjeshtër që është në komunikim dhe mashtrim publik, vuri në veprim një individ pasionant, i cili e dyfishoi shifrën sa hap e mbyll sytë në 500 milion euro e më shumë.
Ky individ pasi i thirri general dhe komandat, e cilësoi veten ushtar të “Ushtrisë” së “gjeneral” Ramës, e dyfishoi shifrën pa më të voglin teklif dhe i dha meritën dhe përgjegjësinë, atij “gjeneralit” të gjejë fondet. Në fakt çdo lek do të paguhet nga buxheti është kontribut I shqipatrëve për shqiptarët, që janë prekur nga tërmeti dhe asnjë lek nuk është i “gjeneral” Ramës dhe ushtrisë së tij të dalë boje.

Për t’i hequr barrën e “madhe” të përgjegjësisë po i bëj një propozim të thjeshtë, i cili kërkon vetëm hedhjen e katër firmave të “gjeneralit”. Asgjë më shumë!
1. Anullo koncensinin e rrugës Balldren – Milot. Ky koncension pa asnjë vlerë të shtuar ekonomike për vendin, pa asnjë studim fizibiliteti, një koncesion të dhënë pa ofertë të kërkuar publike, i kushton shqiptarëve më shumë se 340 milionë euro, vetëm për 17 kilometra rrugë që nuk të çon askund. Nuk ndryshon asgjë në lëvizjen e mallrave dhe udhëtarëve.
2. Anullo koncensionin tjetër atë të rrugës Orikum – Dukat plot 75 milionë euro. Edhe ky një koncension pa asnjë leverdi ekonomike, pa asnjë studim, koncension pa ofertë publike, por thjeshtë me propozim të atij që e mori edhe atij që ja dha.
3. Anullo koncensionin e sterilizimit plot 90 milionë euro në letër, se normalisht vetëm vitin e parë i kushtoi shqipatrëve nja 3 milionë euro më shtrenjte. Shto këtu edhe vitet e tjera, nuk ka “gjeneral” që e llogarit. Sipas llogarive të bëra nga profesionistë të fushës ky koncension iu merr shqiptarëve nga takstat plot 80 milion euro më shumë se çfarë i kushton realisht spitaleve sterilizimi i veglave të operacioneve.
Këto shifra shkojnë plot 495 milionë euro.
Për të qënë brenda edhe me llogaritë e tjera, po i bëj edhe një propozim tjetër. Anullo koncensionin e incerenatorit të Tiranës, i cili shkon mbi 170 milionë euro.
Për çfarë mund t’i duhen Shqipërisë tre incerenatorë?! Vetëm “gjenerali” e di. Po shohim incerenatorin e Elbasanit, megjithëse kanë kaluar tre vite ende nuk ka prodhuar një kilovat energji.Më keq edhe se kaq, punon 4 herë më pak se kapaciteti.
Kështu “gjeneral” lëri shfaqjet bajate me individë të shtirur, për hallet që të kanë zënë për sigurimin e parave. Ja ku i ke ato. katër firmat e tua do t’i qetësonin shqiptarët më shumë se gjithë shfaqjet e tua groteske dhe për të ardhur keq nga cilësia e tyre e tyre mizerabël për nga intepretimi.
Të jap fjalën që do t’i qetësoje shqiptarët si një çaj kamomili, kur të dhemb koka, dmth pa pasoja, jo si ajo gjëja tjetër, që të bën skllav.
Kurseuja këto para shqipatrëve dhe hiqe malin e “halleve” nga kurrizi yt.
Ai, mal, do të fillojë pas analizës së veprimeve dhe mosveprimeve të tuaja dhe minsitrave të tu, pas tërmetit të 21 shtatorit. Të tjerat janë llafe, i dashur Gjenerali Edi!

 

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BLOG, LAJME
Çim Peka, Ramës/ Mediat skandaloze? Lejet skandaloze i dhe ti me Gjushin, apo mediat?

Gazetari Çim Peka replikon në distancë me kryeministrin Edi Rama, i cili gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Kombëtar të...

Close