X

Jep dorëheqjen kryetarja e bashkisë së Durrësit, Valbona Sako

 

Kryebashkiakja e Durrësit, Valbona Sako, ka vendosur të dorëhiqet, pas dy deklaratave skandaloze që bëri ditën e djeshme.

“E lënduar nga reagimi i madh negativ ndaj një prononcimi që bëra, nën një stres që i kalon fuqitë e mia, jap dorëheqjen nga detyra e Kryetares së Bashkisë Durrës.

Falenderoj nga zemra të gjithë ata që më besuan dhe shpresoj në mirëkuptimin e të gjithëve”, shkruan ajo në rrjetet sociale.

Kryebashkiakja e Durrësit, Valbona Sako, ka bërë dy deklarata skandaloze brenda një dite.

Deklaratën më të rëndë, por edhe më injorante,  Sako e ka bërë për Top Channel dhe shprehet se qeveria është e kënaqur me 50 viktima, sepse mund të kishte patur më shumë se kaq, duke dëshmuar se papërgjegjshmëria dhe budallallëkut, tek përfaqësuesit e popullit, ka arritur në nivele të frikshme.

Gafën tjetër, Sako e ka bërë në një intervistë për ABC News dhe ka thënë se qytetarët po akomodohen në hotele me pesë yje, që në kushte normale nuk do t’i paguanin dot as për pushime. Pra, në njëfarë mënyre, Sako po thotë se këtë nder që Rilindja po u bën këtyre njerëzve, nuk e kanë parë as në ëndërr, se nuk kanë para të shkojnë në hotele me pesë yje as për pushime.

“Ata që nuk janë sistemuar do të thotë që, zotëria, sot jemi në ditën e katërt nuk ka pasur nevojë për t’u sistemuar. Sot kemi evidentimin e saktë të pjesës së qytetarëve që realisht nuk kanë ku të banojnë. Akomodimi është i organizuar dhe siguruar për të gjithë. Qytetarët paraqiten në bashkinë e Durrësit, krijojmë një lëvizje të organizuar me transport dhe i çojmë në hotele në kushtet më të mira, janë hotele me 5 yje, që në kushte normale zotërinjtë nuk do të mund t’i paguanin për pushime”, u shpreh Sako

VIDEO:

/TPZ.al/

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/