

Mbledhja e “Komitetit Kombëtar të Rindërtimit” ishte një mundësi shumë e mirë për Edi Ramën, për t’u zhytur në propagandë dhe t’u rrethuar nga persona që gëzojnë popullaritet tek qytetarët.
Por, Marin Mema, ia ka prishur disi këtë “film” kryeministrit, duke i kujtuar se media nuk është dele e zezë dhe se nuk mund të denigrohet, sepse misioni i medias është të paraqesë problemet e qytetarëve dhe jo të rrisë besueshmërinë e qeverisë.
Kaq është dashur, që edhe toni i Ramës ndaj Memës të ndryshojë tërësisht.
DEBATI:
Marin Mema: Dua të jem i prerë në faktin se media nuk është macja e zezë e asaj që ka ndodhur. Të jemi të qartë, sepse po më duket sikur po kërkojmë fajin tek media, kur ka shumë fajtorë të tjerë në këtë vend, që duhet të marrin përsipër fajet e tyre përpara se të adresojnë fajet tek media. Media nuk është skandaloze, mund të ketë problemet e saj, por nuk do të lejoja, për respekt të kolegëve, kategorizimin si skandaloze, apo përkufizime të tjera absurde. Media nuk është për të rritur besueshmërinë e qeverisë, por është për të sjellë zërin e qytetarëve. Sigurisht ka patur gabime, por nuk mund të anatemojmë të gjithë median.
Edi Rama: Rrofsh, por pak më tolerant në opinionet e të tjerëve, sepse po del këtu qënka mbushur me diktatorë tavolina dhe vetëm unë jam që po i duroj të gjithë. Media është skandaloze dhe kjo nuk ka diskutim. Nuk bëhet fjalë për t’i bërë duva qeverisë, por për një popull që është i tmerruar. Ka një mijë mënyra për ta vënë kamerën. Nëse ke sensibilitetin e momentit, njerëzit duhet të marrin frymë. Mos u shqetëso për kategorinë, se ajo do mbijetojë pavarësisht se çfarë them unë, por është skandaloze. Flas produkti, se nuk janë të gjithë njësoj. Nuk ke ardhur këtu si media por përfaqësues dhe vullnetar. /TPZ.al/
VIDEO:
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
Bilanci zyrtar: 40 objekte u shembën sot, vazhdon verifikimi i pallateve
Tërmeti/ Priten të shemben godina 15, 18 dhe 19 në “Qytetin Studenti”, banorët: Jemi në qiell të hapur
Tërmeti/ Basha komenton vendimin e qeverisë për dëmshpërblimin dy milion lekë: Është i pamjaftueshëm
“Në rast moszbatimi i nxjerrim të pavlefshme”- Ministria e Jashtme thirrje gazetarëve: Dorëzoni pasaportat e shërbimit
RRËFIMI/ Klodiana Lala: Komisari humbi dritën e syve, si përcolli gruan dhe vajzën në varr me fustan të bardhë
‘Shkrirja’ e Krimeve të Rënda/ 100 dosje VIP kalojnë tek SPAK, 1000 procedime iu nisen prokurorive të rretheve
“Nuk mund të ndërtohet më pa themel,” inxhinierja Bozo flet për grupet e inspektimit: 25-30 vjeçarët pa eksperiencë, duhet kryer auditimi i çdo banese
Tërmeti/ Hetimet në Durrës, Prokurorëve nuk u jepen akt-konstatimet, në Bashki mungojnë lejet e ndërtimit
Lini nje Koment