X

Autobusi me udhëtarë bie në lumin e ngrirë, humbin jetën 19 vetë në aksident në Rusi

Nëntëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën në lindje të Rusisë pas rënies së një autobusi me udhëtarë një lumin e ngrirë, deklaruan autoritetet. “Sipas informacioneve, të paktën 19 persona kanë vdekur derisa 21 janë lënduar”, thuhet në komunikatën e autoriteteve.

Ministria e Situatave Emergjente të Rusisë, tha në një njoftim se autobusi ishte duke udhëtuar nga fshati Sretensk në qytetin Chita në lindje të Moskës në momentin kur ka rënë nga ura e lumit Kuega, shkruan Rel.

Rreth 43 udhëtarë dhe një shofer ishin në autobus. Dy helikopterë dolën menjëherë në vendin e ngjarjes. Sipas policisë, ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti me fatalitet. Rusia ka rekordin më të keq në botë për pakujdesinë në rrugë.

Sipas statistikave, 18 214 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku vitin e kaluar.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
“Situatë e rëndë në Prezë të Vogël, mbi 30 shtëpi të dëmtuara”, Basha: Shteti të financojë ndërtimin

Këtë pasdite kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte në Prezë të Vogël për të inspektuar situatën pas tërmetit. Basha...

Close