X

Video/ Babai shpërthen në lot para Bashës: Po tallen me ne, i kam fëmijët te psikologu

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka parë nga afër situatën e rëndë në Durrës dhe në Shkozet, ndërsa ka biseduar me shumë banorë duke u njohur  nga afër për nevojat emergjente që ato kanë. Njëri prej banorëve të prekur nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, i tha kryeopozitarit se strukturat shtetërore po tallen me ta, ndërsa një tjetër pohoi se kanë shkuar për të kërkuar ushqim te Pallati i Sportit në Shkozet, por kjo kërkesë e tij nuk është realizuar.

Pjesë nga biseda:

Basha: Kanë plas kolonat?

Qytetari: Ka plasaritur  komplet kolonat. Ka palas uji vullkan. Po tallet me ne. Unë Kalamajtë e mi i kam te psikologu në Tiranë.

Basha: Sa vjeç i ke?

-Goca në klasë të shtatë, çuni në të tretën.

Basha: I paske sa të mitë.

-Në Tiranë i kam. Hajde shihe si është bërë. Unë jam me ilaçe.

Qytetarja: Shkuam tek pallati ska ndihma, Në Shkozet asnjë ndihmë nuk ka.

Qytetari: Sa për ndihmat të them unë. Shkova në bashki me dhëe dhanë një letër për të marrë ndihmat dhe atje të pallati i sportit ishte një katastrofë që nuk bënë vaki se si, u largova se nuk arritëm të marrim gjë.

Basha: Nuk more gjë?

Qytetarja:Jo, fare!

Basha: Orenditë i keni brenda?

Qytetari: Të gjitha, është e rrënuar fare.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Mbyllja e “JOQ”/ Sali Berisha: Dy fjalë për gazetarët e kastruar mendërisht, që nuk reagojnë

Ish kryeministri, Sali Berisha, ka reaguar për mbylljen e portalit "JOQ" nga qeveria në mënyrë arbitrare. Berisha thotë se disa...

Close