

Kryebashkiakja e Durrësit, Valbona Sako, ka bërë dy deklarata skandaloze brenda një dite.
Deklaratën më të rëndë, por edhe më injorante, Sako e ka bërë për Top Channel dhe shprehet se qeveria është e kënaqur me 50 viktima, sepse mund të kishte patur më shumë se kaq, duke dëshmuar se papërgjegjshmëria dhe budallallëkut, tek përfaqësuesit e popullit, ka arritur në nivele të frikshme.
Gafën tjetër, Sako e ka bërë në një intervistë për ABC News dhe ka thënë se qytetarët po akomodohen në hotele me pesë yje, që në kushte normale nuk do t’i paguanin dot as për pushime. Pra, në njëfarë mënyre, Sako po thotë se këtë nder që Rilindja po u bën këtyre njerëzve, nuk e kanë parë as në ëndërr, se nuk kanë para të shkojnë në hotele me pesë yje as për pushime.
“Ata që nuk janë sistemuar do të thotë që, zotëria, sot jemi në ditën e katërt nuk ka pasur nevojë për t’u sistemuar. Sot kemi evidentimin e saktë të pjesës së qytetarëve që realisht nuk kanë ku të banojnë. Akomodimi është i organizuar dhe siguruar për të gjithë. Qytetarët paraqiten në bashkinë e Durrësit, krijojmë një lëvizje të organizuar me transport dhe i çojmë në hotele në kushtet më të mira, janë hotele me 5 yje, që në kushte normale zotërinjtë nuk do të mund t’i paguanin për pushime”, u shpreh Sako.
VIDEO:
/TPZ.al/
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
EMRAT/ Zbardhet dosja e prokurorisë për atentatin ndaj Inez Hajrullës: Tetë personat e grupit veprojnë si vrasës me pagesë
Basha me banorët e pallatit 12 katësh në Durrës: Rruga më e mirë për t’i ndihmuar është rritja e numrit të inxhinierëve vlerësues
HETIMI/ Mbërrin letërporosia nga Italia për Valdrin Pjetrin
Largimi i Arta Markut, jep dorëheqjen shefja e kabinetit në Prokurorinë e Përgjithshme
Meta inspekton Kalanë e Krujës: Tubimin do e thërras kur të kthehemi në normalitet, unë mbroj Kushtetutën
Përplasjet për qeverinë dhe presidentin, LDK: Kjo është oferta e fundit për Vetëvendosjen
Tërmeti/ Rama miraton një tjetër kërkesë të Bashës, ja çfarë ndodhi me dëmshpërblimin e banesave në fshatra
Haradinaj: Edi Rama nuk më përgjigjet as në Whatsapp
Lini nje Koment