X

Çmendet policia politike e Ramës, Xhulia Aliaj u arrestua sepse shpërndau një lajm nga një media italiane!

Xhulia Aliaj, 25 vjeç, u arrestua nga forcat e anti-terrorit, sepse autoritetet thonë se ka përhapur panik në rrjetet sociale.

Por, në fakt Xhulia ka shpërndarë një lajm nga një media italiane, “Avvenire” dhe statuset e saj, tregojnë se edhe vetë ka qenë e frikësuar dhe ka kërkuar që autoritetet të sqarojnë situatën.

Në këtë artikull, paralajmërohej çarja e depozitave të gazit në Porto Romano ndaj dhe Xhulia bënte apel përmes një statusi në rrjetin social: “I lutemi shtetit dhe autoriteteve te portit te naftes ne Porto-Romano te vleresojne gjendjen e depozitave me nafte dhe gaz. Kemi shume frike! Presim pergjigje!”.

Shqipëria ka arritur në ditë shumë të zeza, ku qytetarët po monitorohen dhe po arrestohen për shpërndarjen e lajmeve, nga policia politike e Edi Ramës.

Tragjedia me tërmetin, po shfrytëzohet për të mbjellë terror, për të goditur dhe denigruar mediat dhe për të kufizuar lirinë e shprehjes.

/TPZ.al/

LEXO EDHE:

Dom Gjergj Meta apel autoriteteve: Lironi menjëherë Xhulia Aliajn, arrestimi i saj është absurd!

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/