X

“Unë, unë, unë”, Edi Rama mburret për menaxhimin e tragjedisë dhe nuk i del “e keqja” me mediat

Kryeministri Edi Rama sapo ka dhënë performancën e rradhës në një lidhje direkte me emisionin e Eni Vasilit, në këtë kohë tragjedie që ka pushtuar Shqipërinë.

Intervista e tij, u bazua në dy kolona. Së pari kryeministri foli me superlativa për veten dhe gjithë sakrificat e mëdha që ka bërë këto ditë të vështira, lodhjen e madhe fizike dhe mendore që ka patur. I gjithë ky përshkrim shoqërohej me një mllef të pashpjegueshëm ndaj gazetarëve, madje edhe ndaj vetë Eni Vasilit, të cilës i tha disa herë me qesëndi, se është rehat në studio dhe se nuk di të bëjë gjë tjetër, a thua se ajo është votuar nga qytetarët për të menaxhuar krizat.

Më pas, Rama foli për zgjidhjen “ideale” që kishte gjetur vetë ai, për t’i dërguar banorët e pastrehë nëpër hotele. Këtu ishte pikërisht edhe shpërthimi i kryeministrit, i cili vendosi gishtin tregues në gjoks dhe pyeti: “Kujt i vajti mendja për këtë zgjidhje ideale?” dhe u përgjigj prap vetë, “MUA”.

Së dyti, përgjatë të gjithë intervistës, Rama u mundua të krijojë dy kampe, ku qëndron ai vetë, “mirëbërësi” kryesor dhe “babai i kombit” dhe në krahun tjetër, mediat keqebërëse, të cilat sipas tij,  po shpifin dhe po denigrojnë punën e madhe të qeverisë.

Aq mllef kishte grumbulluar kryeministri ndaj mediave, sa pas çdo çështje që diskutohej, problemi dilte gjithmonë tek mediat dhe veçanërisht tek portalet.

Shihni videon e mëposhtme me performancën e sotme të Edi Ramës, të mbushur me vetë-lavdërime dhe me pafund “UNË, UNË, UNË, UNË, UNË…, që do t’i kishte zili edhe narcisti më i madh në planet.

/TPZ.al/

VIDEO:

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME, NË FOKUS
FOTO/ “Dhimbja dhe solidariteti nuk njohin kufij”, tifozët grekë shpalosin banderolën prekëse për shqiptarët

Një solidaritet i jashtëzakonshëm ka ardhur nga Greqia, në këtë situatë të rëndë për popullin shqiptar, ku dhjetëra persona kanë...

Close