X

Sporting eliminon PSV–në, zhgënjen Arsenali, ka ende shpresë për Lacion

Suedezët e Malmo fituan me përmbysje 4-3 ndaj Dinamos së Kievit dhe hodhën një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit, të cilin do ta luajë në javën e fundit ndaj danezëve të Copenhagen në Europa League.

Ukrainasit e Dinamos së Kievit triumfuan 1-2 në pjesën e parë, por Malmo shënoi dy herë në fillim të 45-minutëshit të dytë. Dinamo barazoi në minutën e 77′, por pësoi edhe golin e katërt në shtesë, duke dorëzuar vendin e dytë.

Lacio mposhti me rezultatin minimal 1-0 rumunët e Cluj, falë golit të Correas në pjesën e parë dhe u ngjit në kuotën e 6 pikëve. Bardhekaltrit kanë ende një fije shprese për kualifikim, por për t’ia dalë duhet të fitojnë në javën e fundit dhe Cluj të humbë ndaj Celtic.

Sportingu i Lisbonës siguroi kualifikimin, pasi mposhti dhe eliminoi holandezët e PSV Eindhoven, falë rezultatit të thellë 4-0. Kaluan më tej edhe austriakët e Lask Linz, që triumfuan 1-2 në transfertën nordike ndaj Rosenborgut.

Arsenali u mposht në “Emirates Stadium” me rezultatin 1-2 nga gjermanët e Eintracht Frankfurt. Aubameyang kaloi në avantazh londinezët në pjesën e parë, por miqtë nga Gjermania përmbysën gjithçka me dopietën e Kamada në 45-minutëshin e dytë.

Londinezët janë thuajse të kualifikuar, por tani Unai Emery rrezikon më shumë se kurrë shkarkimin, pasi skuadra nuk funksionin as në kampionat e as në Europa League.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Video/ Shënon eurogol, lojtari i Kombëtares ka një dedikim: Për ty, Nëna Shqipëri!

Ylber Ramadani ka qenë protagonist sot në kampionatin danez me ekipin e tij Vejle Boldklub, ku ka shënuar një gol...

Close