X

“Hoteli i Superligës”, Tirana e Kukësi me fat, i shpëtojnë për mrekulli tragjedisë


“Vila Palma” ishte një nga hotelet që u shkatërrua plotësisht, pasojat e të cilit ishin fatale, duke sjellë humbje në jetë njerëzish.

“Vila Palma” ishte hoteli i preferuar i ekipeve të Superligës, pjesa më e madhe e tyre, mbi të gjitha Tirana dhe Kukësi, shpesh kur kishin transfertë në Durrës, grumbulloheshin në këtë hotel.

Jo më larg se përpara dy javësh, më saktësisht në javën e 11-të të Superligës, klubi i Tiranës zgjodhi pikërisht këtë hotel përpara sfidës kundër Teutës. “Vila Palma” ishte gjithashtu dhe hoteli i preferuar i klubit të Kukësit.

Fatmirësisht, ishte fillim javë, të gjithë klubet, stafet, lojtarët, ishin në shtëpinë e tyre mëngjesin e se martës, në të kundërt, nëse do të ishte fundjavë, mund të kishte ndodhur një tragjedi shumë e madhe.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME, SPORT
“U regjistruan 812 pasgoditje”, të dhënat më të fundit nga tërmeti: 21 lëkundje, vetëm gjatë natës së kaluar

Shqipëria vijon të lëkundet, që prej mëngjesit të 26 nëntorit, kur u regjistrua tërmeti më i fuqishëm i dekadave, me...

Close