X

Napoli solidarizohet me dramën në Shqipëri, tifozët kërkesë unike për De Laurentiis

Lazio dhe Milani ishin dy klubet e para që, u solidarizuan menjëherë me dramën që po ndodh në Shqipëri. Kësaj nisme i është bashkuar edhe Napoli, klub ku aktivizohet edhe mbrojtësi i përfaqësuese Elesid Hysaj. Me anë të një statusi në Twitter, klubi i Napolit shkruan se: “Jemi pranë popullit shqiptar të goditur gjatë natës nga një tërmet i rëndë”.

Ky postim ka sjellë një lum reagimesh nga ana e tifozëve, disa janë kritik pasi Napoli nuk e bëri diçka të tillë për Venecian apo Kalabrinë, por e bën për Shqipërinë, ndërsa disa tifozë i kanë bërë një kërkesë të veçantë: “Paratë e mbledhura nga gjobat e vendosura për lojtarët dhe stafin ti dhurojnë për të prekurit nga tërmeti”. Kjo nismë e një tifozi po merr formë minutë pas minutë teksa të shumë janë ata që kanë pëlqyer një postim të tillë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME, SPORT
Tërmeti, 2400 efektivë policie në operacionet e kërkim-shpëtimit

Mëngjesin e sotëm e deri tani nga rrënojat në Thumanë janë nxjerrë 3 persona të pajetë dhe kërkimet vijojnë pa...

Close