X

Interi mposht Slavian, Barcelona thyen Dortmundin

Interi mposhti pastër me shifrat 1-3 Slavian e Pragës, duke marrë 3 pikë të rëndësishme në grup. Golit të Lautaros në minutën e 19-të, iu përgjigj Suçek në minutën e 37-të, me penallti e cila u fitua nga Olainka.

Gjithsesi, në fundin e takimit Interi arriti të siguronte edhe fitoren. Romelu Lukaku shënoi të dytin në minutën e 81-të, ndërsa Lautaro shënoi të tretin në minutën e 88-të. Në takimin tjetër të këtij grupi, Barcelona mposhti 3-1 Borusian e Dortmundit. Suarez, Grizman e Mesi shënuan për katalanasit, ndërkohë goli i Sanços nuk mjaftoi për verdhezinjtë. Pas 5 ndeshjeve, Barcelona mban vendin e parë me 11 pikë, ndërsa Interi i dyti me 7 pikë. Po kaq pikë ka edhe Dortmundi, por mbetet në vendin e tretë. Vetëm vendi i fundit për Slavian me 2 pikë.

Në takimet e tjera, Liverpuli dhe Napoli barazuan 1-1, ndërkohë që Ajaksi fitoi 0-2 në fushën e Lilës. Më poshtë, rezultatet e plota.

Barcelona-Dortmund 3-1
Suarez 29′, Mesi 33′, Grizman 67′ / Sanço 77′

Slavia Pragë-Inter 1-3
Suçek pen. 37′ / Lautaro 19′, 88′, Lukaku 81′,

Liverpul-Napoli 1-1
Lovren 65′ / Mertens 21′

Lilë-Ajaks 0-2
/ Zieh 2′, Promes 59′

Lajpcig-Benfika 2-2
Forsberg pen. 89′, 96′ / Pici 20′, Vinicius 59

Genk-Salcburg 1-4
Samata 85′ / Daka 43′, Minamino 45′, Huang 69′, Haland 87′

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
FOTO/ Futbollisti kampion i botës me Francën solidarizohet me kombin tonë: Lutuni për Shqipërinë

Lutjet për Shqipërinë pas tërmetit shkatërrues, i ka shprehur edhe futbollisti kampion bote me Francën, Pol Pogba. Mesfushori i Mançester...

Close