X

Zyrtare/ FSHF ndërpret kampionatin, këtë fundjavë nuk do luhet në asnjë stadium!

Topi nuk do të rrotullohet këtë fundjavë, ashtu siç është edhe e drejtë të jetë me vendin që po kalon orë të rënda e të mbushura me dhimbje për tragjedinë që solli tërmeti që goditi Durrësin dhe Thumanën në orët e para të mëngjesit.

Federata Shqiptare e Futbollit, pak çaste më parë, ka marrë vendimin për të ndërpresë aktivitetet për këtë fundjavë, ndërsa Sektori i Garave do të njoftojë në vijim për datat se kur do të luhet java e spostuar.

Njoftimi

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë opinionin publik, klubet, tifozët, se për shkak të gjëndjes së jashtëzakonshme që është krijuar pas tërmetit që ka goditur vendin tonë ditën e sotme, i gjithë aktiviteti futbollistik për këtë javë është ndërprerë.

Sytë dhe zemrat tona janë pranë familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre dhe solidarizohemi me të lënduarit nga kjo ditë e vështirë.

Sektori Garave në FSHF do të njoftojë në ditët në vazhdim datat e reja për këtë javë të spostuar.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Qeveria zuzare shkel ligjin dhe nuk shpall gjendjen e emergjencës!

Nga Klodian Tomorri Ky eshte ligj qe e ka miratuar kjo qeveri, ky parlament, kjo maxhorance vetem 3 muaj me...

Close