X

Solidarizimi nga bota e futbollit, lojtari serb lutet për Shqipërinë

Për situatën e vështirë në Shqipëri, është solidarizuar edhe bota e futbollit. Para pak minutash nëpërmjet statusve të tyre, ekipet si Milani dhe Roma, shprehën mbështetjen dhe solidarizimin e tyre për Shqipërinë.

Me dhimbjen e shqiptarëve është bashkuar edhe një lojtar serb, siç është Nemanja Matiç.

Ky i fundit nëpërmjet një story në “Instagram”, ka postuar një fotorgafi, teksa shpreh lutjet e tij për Shqipërinë.

Një gjest i madh ky nga mesfushori i Junajtid, i cili pavarësisht problemeve që ekzistojnë mes dy shteteve, përsëri në këtë moment të vështirë nuk nguron të lutet për vendin tonë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Presidenti Macron mesazh në gjuhën shqipe: Solidarizohemi me ju, po dërgojmë ekipe shpëtimi!

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka shprehur solidaritetin me viktimat e tërmetit në Shqipëri. Me anë të një statusi në rrjetet...

Close