X

Mu duk si pafundësi…./ Luan në kampionatin shqiptar, futbollisti serb rrëfen makthin që përjetoi nga tërmeti

Tërmeti i fuqishëm që goditi këtë mëngjes Shqipërinë ka lënë pasoja traumatike kudo, madje edhe te futbollistë të huaj që luajnë në kampionatin shqiptar të futbollit.

Mbrojtësi serb i Laçit, Aleksandër Ignjatoviç, në një një intervistë të dhënë për median “Blic Sport”, e ka përshkruar natën e kaluar si një dramë të vërtetë.

‘Kalova një natë dramatike pas ndeshjes që luajtëm ndaj Partizanit në Elbasan. Javëve të fundit ka pasur tërmete të vogla, por jo si ai i natës së kaluar. Ndodhi në orën më të keqe të mundshme, të gjithë ishin në gjumë. Ishte ora 4 pas mesnate. U zgjova në panik, dhe sapo ndodhi dola nga krevati. U trondit për 20 apo 30 sekonda, dhe kjo periudhë e vogël dukej si pafundësi. Valët e tërmetit vijuan, dhe u ndjeva sikur po ndodhnin turbulenca në një fluturim ajror. Në atë moment mendova më të keqen.’

Më tej media serbe shkruan.

Muret e shumë ndërtesave në Tiranë janë çarë, ndërsa më e keqja ka ndodhur në Durrës. Ndikimi ishte i fortë. Të gjithë dolën nëpër rrugë pas tërmetit, dhe qëndruan jashtë deri në 7-8 të mëngjesit. Të gjithë ishin të frikësuar, dhe më pas me ngadalë po shkonin në shtëpi për të parë dëmet.

Edhe pse kishim stërvitje sot, klubi ka pushuar. Nuk kemi dalë në fushë. Do shohim cili do jetë vendimi i drejtuesve. Situata është alarmuese, dhe me siguri do shtyhen edhe ndeshjet.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
FRPD në ndihmë të të prekurve nga tërmeti/ Apeli i Këlliçit: Gjithësecili prej nesh duhet të japë diçka nga vetja

Të rinjtë e FRPD-së janë ngritur në këmbë që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm për t’iu ardhur...

Close