X

Sarri: Më quani të çmendur, por Ronaldo, Dybala dhe Higuain jo së bashku në fushë

Juventus mbrëmjen e nesërme do të ketë një sfidë të rëndësishme si ajo përballë Atletiko Madrid në Ligën e Kampionëve. Bardhezinjtë presin në shtëpi spanjollët, ndërsa në lojë është vendi i parë në grup. Italianët kryesojnë dhe mund të qëndrojnë në krye edhe në rast të një barazimi, megjithatë trajneri Mauricio Sarri, në konferencën për shtyp ka deklaruar se nuk bëjnë llogari. Ndër të tjera tekniku është shprehur se Dibala, Ronaldo dhe Higuain, vështirë të luajnë së bashku.

Atletiko? “ Nëse luan një ndeshje me idenë për të mos e humbur atëherë rrezikon shumë. Ne nuk duhet të merremi me llogaritë. Nga e kaluara, Atletiko luan shumë më shumë me topin dhe ka kualitet teknik më superior. Janë të vështirë për t’u përballur. Nëse mendojmë se jemi të kualifikuar, atëherë do kemi probleme”.

Loja e Juventus? “Nuk i lexoj ato që shkruhen. Në fillim isha një taleban sepse doja të luanim siç doja unë, ndërsa tashmë jam i çmendur sepse dua të adaptohem me lojtarët. Por, unë vazhdoj para në rrugën time. Të dëmtuarit? Dje Kristiano ka bërë stërvitje me grupin dhe duket në rritje. Nëse problemi është zgjidhur do ta shikojmë në mes ditës së sotme dhe të nesërme. De Ligt dhe Bernadeski janë për t’u vlerësuar. Varet shumë nga ndjesitë e tyre dhe nëse dhimbja do jetë e durueshme ose jo.

Ronaldo, Higuain, Dibala së bashku? “E vështirë t’i shohim të tre bashkë, mbi të gjitha për karakteristikat e tyre. Higuain është një sulmues i pastër, Ronaldo është qendërsulmuesi më i mirë në botë, por niset nga e majta. Dibala nuk është trekuartist, por sulmues. Pastaj mund të ketë raste ku të luajnë bashkë. Gjatë vitit të gjithë do gjejnë hapësira pasi asnjë nuk luan 65 ndeshje. Dibala luan në mënyrë fantastike, si dhe të tjerët. Nuk ka problem për alternimin e tyre”, tha Sarri.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Përplasja dramatike në autostradë, shqiptari gjen vdekjen e menjëhershme

Dy birra vdiqën pas përplasjes së dy automjeteve që ndodhën përgjatë një kryqëzimit automobilistik Ascoli-Porto d’Ascoli (Ascoli Mare), duke shkaktuar...

Close