X

Murinjo i mbyll derën: Nuk ka kuptim që Ibrahimoviç të vijë te Kejn, kam më të mirët në botë

Zlatan Ibrahimoviç e mbylli aventurën e tij në kampionatin amerikan me Los Anxhelosin dhe tashmë pret të rikthehet në Europë. Për shërbimet e tij janë të interesuara shumë skuadra dhe në Itali janë Milani dhe Bolonja dy ekipet që do të tentojnë të sigurojnë suedezin.

Së fundmi, në mediat angleze u publikua lajmi se Murinjo do të tentonte të merrte sulmuesin te Totenhemi duke ditur edhe marrëdhënien që kanë mes tyre. Megjithatë, duket se tekniku portugez nuk ka në plan të punojë për ta afruar dhe diçka të tillë e ka pranuar vetë.

“Është një futbollist dhe një djalë fantastik por mund të them se nuk ka asnjë mundësi ta sjell. Kemi sulmuesit më të mirë në Angli dhe ndoshta 2-3 më të mirët në botë kështu që nuk do të kishte sens të merrnim Ibrahimoviçin. Është një futbollist që mund të luajë ende në skuadrat më të mëdha në botë por edhe për të nuk do të kishte kuptim të vinte në një skuadër me Kejnin”, tha Murinjo.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Sarri: Më quani të çmendur, por Ronaldo, Dybala dhe Higuain jo së bashku në fushë

Juventus mbrëmjen e nesërme do të ketë një sfidë të rëndësishme si ajo përballë Atletiko Madrid në Ligën e Kampionëve....

Close