X

Fillon “lufta”! Meta thirrje popullit: Dilni në shesh dhe mos u largoni, mbroni demokracinë!

Presidenti i Republikës, ka bërë mbrëmjen e sotme një deklaratë “bombë” . Ai u ka bërë thirrje qytetarëve, të dalin në shesh për të mbrojtur demokracinë, duke filluar nga data 8 Dhjetor. Meta tha se edhe ai vetë do të dalë në shesh dhe nuk do të largohet prej aty.

Presidenti u shpreh se partitë kanë dështuar dhe se shqiptarët duhet të reagojnë, ndryshe janë të pashpresë dhe vendi do të boshatiset tërësisht.

Nuk kemi asnjë referendum në 21 vite sepse politika qëllimisht nuk e ka lejuar. Si President, kam vendosur pas të gjithë përpjekjeve të mia në këtë zyrë, për të gjetur rrugën e dialogut me qeverinë, Kuvendin dhe opozitën dhe pas kësaj loje, kam vendosur të zbres në shesh dhe nuk do të iki nga sheshi, derisa t’i kthejmë sëbashku popullit të drejtën e referendumit.

Dua t’i them qytetarëve shqiptarë, me këtë klasë politike jeni të pashpresë.

E vetmja rrugë, është të filloni të ushtroni demokracinë direkte, përndryshe këtu nuk do të ketë më shqiptarë.

Kjo është e vetmja rrugë demokratike, transparente, që shpëton Shqipërinë.

Klasa politike ka asgjësuar çdo lloj përfaqësimi politik. Nuk ka më votime, por komandime. Kjo gjë do të marrë fund“, u shpreh Meta.

/TPZ.al/

VIDEO:

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/