X

Timo Verner thyen rekordin e Bundesligës, tani i mbetet ai i golave

Sulmuesi i Lajpcig dhe i përfaqësueses gjermane, Timo Verner, dje ka hyrë në librin e rekordeve të futbollit gjerman, duke thyer një të tillë që rezistonte që nga vitet ’70. Ai i përkiste ish-mbrojtësit të Eintraht Frankfurt, Karl-Hainz Korbel, i cili në ato vite arriti në moshën 24 vjeç e 99 ditë që të regjistronte ndeshjen e 200 si profesionist në elitën e futbolli gjerman.

Dje, Verner e theu këtë rekord, pasi arriti 200 ndeshjet në Bundesligë në moshën 23 vjeç e 262 ditë, duke u konfirmuar si një nga talentet e rinj më premtues për futbollin gjerman. Sigurisht, Verner njihet më shumë edhe për golat e tij dhe dje ndaj Këlnit ai regjistroi të 75-tin në Bundesligë.

Një shifër që e bën të tretin më të ri që ka arritur këto numra mbresëlënës në këtë kampionat. Vetëm Diter Myler dhe Gerd Myler e kanë arritur në një moshë më të re shifrën e 75 golave në Bundesligë dhe duke parë paraardhësit, është e qartë se edhe Verner e pret një e ardhme e shkëlqyer.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Shqiptarëve u pritet ëndrra në mes, arrestohen duke fjetur në hyrjen e pallatit, prisnin kamionin të nisej për në Angli

Tre shqiptarë janë arrestuar në Holandë teksa flinin në kamionë të cilët kishin si destinacion Anglinë. Ata janë arrestuar teksa...

Close