X

Barazim dramatik në Premierligë, gjashtë gola në Shefield-Manchester United

Sheffield United shpërdoroi epërsinë e dyfishtë kundër Manchester United, duke u larguar në fundin e takimit në barazim 3-3.

Një sfidë të cilën “Djajtë e Kuq” edhe mund ta kishin fituar nëse përmbysjen që realizuan brenda 8 minutave gjatë pjesës së dytë do ta ruanin, por skuadra shfaqi edhe njëherë probleme në mbrojtje.

Vendasit e nisën më mirë sesa “Djajtë e Kuq” sfidën, duke ushtruar presing që në minutat e para dhe gjithçka do të konkretizohej në minutën e 19-të, teksa Fleck i dhuroi avantazhin të tijve.

Pas këtij momenti, United pati një dominim më të madh përsa i përket qarkullimit të topit, por pavarësisht këtij fakti ekipi i Solskjaer nuk ishte aspak i qartë në aspektin sulmues, madje maksimumi që mundi të bënte ishte vetëm një gjuajtje në kuadrat.

Në pjesën e dytë panorama është sërish pak a shumë e njëjtë, por edhe njëherë saktësia do të ishte në radhët e vendasve.

Në minutën e 52-të Mousset do të trondiste për herë të dytë portën e Manchester United.

Në minutën e 72-të, Williams provoi të rihape takimin, ndërsa 5 minuta me vonë Greenwood i ardhur në fushë nga stoli barazoi rezultatin.

Për dy talentet 19-vjeçarë të United këta ishin dy golat e parë në Premier League me fanellën e “Djajve të Kuq”.

Festa është sërish për United që në të 79-ën kalon në avantazh me Rashford.

Pas këtij momenti presingu është i Sheffield dhe në minutat shtesë barazon me McBurnie.

Skuadrave nuk u ngeli gjë tjetër veçse të kënaqeshin me këtë barazim, edhe pse shanset për t’u larguar me pikë të plota ishin në të dy kampet.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Ish-kryetari i Nju Jorkut shpall kandidaturën për president të SHBA-ve

Miliarderi dhe ish-kryetari i qytetit të Nju Jorkut, Michael Bloomberg, ka njoftuar se do të garojë për president të Shteteve...

Close