X

Video kompromentuese me ambasadorin Soreca? Reagon zv.ministrja e Brendshme

Për herë të parë, zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Romina Kuko ka reaguar në lidhje me disa shkrime në portale por edhe reagime në rrjetet sociale, në lidhje me një video që pretendohet të ketë protagoniste atë vetë, dhe ambasadorin e Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca.

Romina Kuko ka zgjedhur të reagojë përmes një postimi të shkurtër në rrjetet sociale, duke thënë se e gjitha është një paturpërsi, që siç ajo shprehet “e ka lënë pa fjalë”

“Jam e befasuar nga disa media që përgojojnë me një lehtësi të neveritshme emrin tim për hesap të luftës qorre me ambasadorët! Aludimet mbi foto takimesh publike ku kam pasur nderin të përfaqësoj qeverinë në krah të Ambasadorit Soreca janë një paturpësi pa limit që të le pa fjalë!”, shkruan zv.ministrja në rrjetin social Twitter.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Pas deklaratës së DASH, reagon Presidenti Ilir Meta. Zbulon çfarë i tha Matthew Palmer: Konfirmoj vendosmërinë…

Presidenti Ilir Meta reagoi pas deklaratës së Departamentit amerikan të Shtetit, duke theksuar se përshëndet qëndrimin e DASH mbi respektimin...

Close