X

Tmerr dhe panik në ajër, momenti kur avioni me 347 pasagjerë përfshihet nga flakët (Video)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, teksa një avion ‘Boeing Co 777’ i “Philippine Airlines” i nisur drejt Manilas, është përfshirë në flakë në ajër, duke krijuar panik dhe tmerr te pasagjerët.

Mediet e huaja kanë publikuar pamjet e rënda, kur njëri krah i avionit shpërthen në flakë, ndërsa shkak ka qenë një defekt në një nga motorët. ‘Boeing Co 777’ është detyruar të rikthehet në pistën e Los Angeles.

Sipas njoftimeve, të 347 pasagjerët dhe 18 anëtarët e ekuipazhit, që ndodheshin brenda, kanë shpëtuar pa lëndime. Momenti i rënies së zjarrit është fotografuar nga disa pasagjerë dhe media lokale.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Magazine
“Fshini menjëherë WhatsApp nga telefoni”, themeluesi i ‘Telegramit’ jep alarmin: Do t’ju bëhen publike çdo…

Themeluesi i aplikacionit rival Telegram, Pavel Durov, ka hedhur akuza të forta në drejtim të kompanisë rivale WhatsApp, duke thënë...

Close