X

Shuhen masat për katër anëtarë të grupit ‘Bajri’, ja veprimi i radhës nga Gjykata

Shuhen masat për katër anëtarë të grupit ‘Bajri’. Ditën e sotme Gjykata e Shkallës së Parë Krime të Rënda Tiranë, ka pranuar kërkesën e avokatit mbrojtës të Safet Bajri, Ilir Bajri, Asmer Bilali dhe Ismet Idrizi duke shuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ndërkohë, pritet që ditën e nesërme të zhvillohet seanca për verifikimin e kushteve të sigurisë për masën e sigurisë “arrest me burg”, te vendosur me datën 20 nëntor.

Aktualisht katër anëtarët e grupit ‘Bajri’ qëndrojnë në paraburgim. Kujtojmë se ata u arrestuan në vitin 2018 në sajë të operacionit të koduar ‘Oazi’.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Gjykata Kushtetuese heq nga faqja zyrtare Besnik Muçin

Gjykata Kushtetuese ka hequr nga faqja zyrtare Besnik Muçin, i cili u shkarkua dje nga KPA. Ky veprim i Gjykatës...

Close