X

Qeveria e re/ Sot takimi mes Kurtit dhe Mustafës, çfarë paralajmëroi kandidati për kryeministër



Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka bërë të ditur se sot do të takohet me kreun e LDK-së, Isa Mustafa për të diskutuar mundësitë e formalizmit të bashkëqeverisjes së ardhshme.

Duke mos i mohuar diskutimet për emërimin e presidentit pas dy viteve, Kurti tha se fokusi i diskutimeve duhet të jetë tek karriget e zbrazëta, si kryeministri dhe kryetarit të Kuvendit që kanë mbetur pa përfaqësues.

Kandidati për kryeministër paralajmëroi se me LDK-në duhet të përshpejtojnë drejt formimit të qeverisë sepse brenda disa ditësh pritet edhe certifikimi i rezultateve dhe brenda 30 ditësh do të ftohet edhe seanca nga presidenti.

Kurti edhe një herë është shprehur i vendosur për të mos përfshirë në koalicion Listën Serbe.

Ka dy mbi javë që kanë përfunduar negociatat e grupeve punese të VV-së dhe LDK-së, e prej atëherë nuk ka pasur takim ndërmjet këtyre dy partive.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN
Porti i Durrësit në funksion të ekonomisë së Kosovës

Hapja e pikës doganore të Kosovës në Portin e Durrësit të Shqipërisë, sipas autoriteteve në Prishtinë, ka ndikuar në rritjen...

Close