X

Plagoset punonjësi i OSHEE në Tiranë, ja shkaku

Një punonjës i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka mbetur i plagosur gjatë punimeve për rregullimin e defektit në zonën e Yzberishtit në Tiranë.

Sipas njoftimit të OSHEE, fatmirësisht ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Brigadat e OSHEE vijojne intensivisht punën për riparimin e defektit në kabinen private pranë Yzberishtit. Avaria në këtë kabinë shkaktoi probleme me fiderin tension i mesëm. Gjatë punimeve për riparimin e rrjetit ka pësuar dëmtime një punonjës i OSHEE, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht po bëhen manovrimet përkatëse për rikthim të shpejte të furnizimit me energji elektrike”, thuhet në njoftimin e OSHEE.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
“Rama vazhdon turin prej sheiku”, Këlliçi: Kryeministri ka ikur për të mos dhënë llogari para shqiptarëve

Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Edi Rama vazhdon turin prej sheiku...

Close