X

Pas deklaratës së DASH, reagon Presidenti Ilir Meta. Zbulon çfarë i tha Matthew Palmer: Konfirmoj vendosmërinë…

Presidenti Ilir Meta reagoi pas deklaratës së Departamentit amerikan të Shtetit, duke theksuar se përshëndet qëndrimin e DASH mbi respektimin e ligjit.

Meta thotë se i qëndron besnikërisht të gjitha qëndrimeve të tij të qarta dhe të shprehura zyrtarisht me përfaqësuesit e lartë amerikanë gjatë 5 viteve të fundit.

Reagimi i plotë i Presidencës:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta vlerëson maksimalisht deklaratën e sotme të Departamentit të Shtetit të SHBA.

Presidenti Meta përshëndet qëndrimin e DASH se: “respektimi i ligjit është mbi të gjitha”.

Presidenti Meta konfirmon vendosmërinë e Tij për të bashkëpunuar ngushtë me DASH dhe SHBA për zbatimin e Reformës në Drejtësi sipas Kushtetutës së miratuar në bashkëpunim me SHBA dhe Komisionin e Venecias.

Presidenti Meta i qëndron besnikërisht të gjitha qëndrimeve të tij të qarta dhe transparente, të shprehura zyrtarisht për përfaqësuesit e lartë amerikanë gjatë 5 viteve të fundit, që i përsëriti dhe në bisedën zyrtare telefonike që zhvilloi mbrëmjen e 20 nëntorit me Zv/Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA, z.Matthew Palmer.

Aleanca strategjike midis Shqipërisë dhe SHBA dhe miqësia e shkëlqyer midis dy vendeve dhe popujve tanë është e palëkundur.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Edi Reja entuziast: Do të thyej rekordin me Shqipërinë!

“Edi Reja, nga këtu deri në përjetësi”. Kështu e nis shkrimin e saj “Corriere dello Sport”. E përditshmja italiane ka...

Close