X

Padia e Metës për Dvoranin do të hetohet nga Prokuroria e Tiranës

Prokuroria e Tiranës do të hetojë kallëzimin e Presidentit, Ilir Meta ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani.

Kallëzimi u dorëzua tri ditë më parë njëkohësisht në tre prokurori, por Prokuroria e Përgjithshme dhe e Kimeve shpallën moskompetencën pasi veprat penale për të cilat është kallëzuar Dvorani “shpërdorim detyre” dhe “përvetësim i titullit apo detyrës shtetërore” është kompetente Prokuroria e kryeqytetit.

Në padinë penale, Presidenti Meta ka kërkuar të administrohen një sërë provash materiale deri tek audioregjistrimi i mbledhjeve të zhvilluara, pasi sipas presidentit nga 30 mbledhje të zhvilluara nga KED vetëm një prej procesverbaleve është zbardhur. Zoti Dvorani thotë Meta ka përvetësuar vendimmarrjen kolegjiale për Arta Vorpsin.

Dvorani është propozuar sërish nga KLGJ si anëtar i vetëm përfaqësues nga Gjykata e Lartë për KED.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/