X

Një kamion me 20 ton çokollatë vidhet në Austri

Ka paraqitur dokumente false dhe ka arritur të vjedhë një ngarkesë me 20 ton çokollatë në bordin e një kamioni, që për momentin është zhdukur.

Mjeti i rëndë ishte drejtuar nga Austria drejt Belgjikës. Autori i vjedhjes, sipas asaj që citojnë mediat austriake , ka prezantuar dokumente të falsifikuara. Cokollata e vjedhur ka një vlerë rreth 50 mijë euro dhe ngarkesa nuk mbërriti kurrë në destinacion.

Me sa duket nuk bëhet fjalë për një rast të izoluar: ’Në vitet e fundit kemi gjithmonë e më shpesh kamionë të ngarkuar që nuk mbërrijnë në destinacion… edhe me çokollatë’, ka pranuar një zëdhënës i policisë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Magazine
Tmerr dhe panik në ajër, momenti kur avioni me 347 pasagjerë përfshihet nga flakët (Video)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, teksa një avion ‘Boeing Co 777’ i “Philippine Airlines” i nisur drejt...

Close