X

Ngërçi në Kushtetuese, Meta bën lëvizjen e papritur, fton në takim Besnik Muçin



Gjyqtari i Kushtetueses, dekretuar nga Presidenti Ilir Meta, Besnik Muçi është ftuar në një takim nga kreu i shtetit për të diskutuar për situatën e krijuar për rastin e tij në Gjykatën Kushtetuese.

Burime nga Presidenca konfirmuan se një ditë pasi KPA e shkarkoi nga detyra si prokuror dhe gjyqtar i Kushtetueses, Presidenti Meta i ka kërkuar takim Muçit. Ky i fundit u paraqit sot në ambientet e Kushtetueses dhe i nisi një letër GjK, ku kërkonte përgjigje nëse ai do vijonte te ishte anëtar i saj apo jo, pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Pas takimit pritet një sqarim zyrtar për mediat nga Presidenca.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
“Telefonuesi u prezantua si diplomat”/ Kush e shantazhoi zëdhënësin e Presidentit Meta?

Një ditë pasi u denoncua publikisht, Presidenca i ka dërguar një shkresë Prokurorisë së Tiranës ku i kërkon të verifikojë...

Close