X

Ngërçi me Kushtetuesen/ Kikia lëshon deklaratën e fortë: Do të thyhen koka, presidenca mund të kthehet në bunker për t’u qëlluar me top

Analisti Mentor Kikia e sheh si lajm të mirë që, për herë të parë politika nuk po arrin marrëveshje mes vetes, që sipas tij kanë dëmtuar shqiptarët, por më në fund janë në betejë me njëri-tjetrin.

Gazetarja Edlira Gjoni tha se, “një nga gjërat pozitive që ka bërë Ilir Meta ka hequr nocionin e noterizimit të akteve që merren në Kuvend, ka kthyer disa ligje mbrapsht dhe ka luajtur rolin që i dikton Kushtetuta. Lojën e ka bërë mazhranca në Kuvend”.

Mentor Kikia: Këtu është ndeshje gladiatorësh, ai që humb shkon në burg
Adriatik Lapaj: Ai që do fitojë do e përdorë reformën për të mbrojtur veten
Mentor Kikia: po, edhe për të sulmuar tjetrin. Kjo është ndeshje gladiatorësh dhe Ilir Meta e di që jo presidencën ta harrojë por ka telashe shumë të mëdha. Unë jam i prirur që këtë ndeshje të mos e shikoj si një të keqe. Ne më shumë dëm kemi pësuar kur palët janë marrë vesh. Dhe e keqja më e madhe vendit i ka ardhur kur PD dhe PS kanë arritur marrëveshje, dhe momenti që e bëjnë këtë do të thotë se e kanë ndarë Shqipërinë. Këta nuk kanë për tu marrë vesh me njëri-tjetrin, kthim pas nuk ka. Se deri ku do shkojnë nuk dihet. A do të shndërrohet presidenca në bunker ku do të qëllohet edhe me top për ta nxjerrë jashtë? Këtu të mos vëmë bast. E mira e vetme është që nuk ka kthim pas, këtu do të thyhen koka, nga ato koka që jemi lutur të thyhen me kohë. Sot është koha të mundin njëri-tjetrin, dhe ky është lajm i mirë.
Edlira Gjoni: Ishalla ka ndonjë luan që i ha të dy gladiatorët./Shqiptarja.com

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
“Iki vetëm po më mbushën mendjen”: Duka tregon miqësinë me Ramën, kunjat me Braçen dhe premton finalen europiane

Armand Duka mund të jetë i qetë tashmë pasi inauguroi impiantin më të ri e modern të Shqipërisë e rinovoi...

Close