X

Nga miss në deputete, njihuni me të dashurën e presidentit që u bë pjesë e parlamentit

Maria Vasileviç është vetëm 22 vjeçe, e lidhur me udhëheqësin 65-vjeçar të vendit, dhe tashmë i ka hyrë politikës.

Vasileviç është parë disa herë në publik me presidentin e Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, pasi fitoi çmimin Miss Bjellorusia në Maj të vitit 2018.

Presidenti i Bjellorusisë, drejtues kooperative në kohën e komunizmit, është quajtur “Diktatori i fundit në Europë”, pasi ka që në vitin 1994 që e udhëheq Bjellorusinë me grusht të hekurt.

Politikanët e opozitës ndëshkohen sa herë që organizojnë protesta kundër regjimit dhe në zgjedhjet e fundit opozita nuk fitoi as edhe një post të vetëm në Parliament.

Megjithatë, një prej atyre vendeve u zu nga zonjusha Vasileviç, edhe pse nuk ka fare përvojë si politikane. Pavarësisht 43 viteve diferencë moshe, kohët e fundit ata janë parë bashkë në shumë evenimente publike.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Magazine
Një kamion me 20 ton çokollatë vidhet në Austri

Ka paraqitur dokumente false dhe ka arritur të vjedhë një ngarkesë me 20 ton çokollatë në bordin e një kamioni,...

Close