X

Mungesë shkollash në Maqedoninë e Veriut, shqiptarët e Manastirit rrezikojnë ‘asimilimin’

Institucionet qendrore kanë punuar vazhdimisht për Manastirin me qëllim që shqiptarët atje të përfaqësohen në institucione dhe të jetojnë të sigurt. Kështu thekson kreu i BDI-së Ali Ahmeti. Ai thotë se nevojitet bashkëpunimi i prindërve dhe angazhim i institucioneve lokale për gjimnaz në gjuhën shqipe: “Në vazhdimësi kemi punuar që shqiptarët në Manastrit në radhë të parë të jetojnë të sigurtë dhe të qetë në vendin e tyre, të jenë të përfaqësuar drejtë nëpër institucione dhe sigurishtë që ato janë të përfaqësuar. Disa herë kemi bërë përpjekje për hapjen e gjimnazit në gjuhën shqipe por akoma nuk kemi pasur sukses suksesi do të varet edhe nga vetë angazhimi i qytetarëve në Manastrit për regjistrim të nxënësve në gjimnazin në shkollën shqipe. Të mos jetojnë me ankth, të mos jetojnë me frikë, sepse gjërat kanë ndryshuar tani më”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së, raporton Alsat.

Për gjendjen në Manastrit dhe pakujdesinë e institucioneve ka reaguar Aleanca për Shqiptarët. Partia e Ziadin Selës thotë se BDI-ja feston nën hijen e dështimeve.

“Kujtojmë se, qyteti i Manastirit është harruar nga pushtetarët shqiptarë dhe fare nuk kujtohen për premtimet e dhëna për këtë zonë. Por, sot në mënyrë direkte i drejtohemi ministrit Ademi, për ta pyetur nëse hapja e konsulatave është nën kompetencë të tij apo ajo e paraleleve në gjuhën shqipe? A e dini ministër se para se të lavdëroheni për punë jashtë kompetencave tuaja shumë nxënës shqiptarë regjistrohen kinse në paralelet shqipe në shkollat e mesme dhe po të njëjtit vazhdojnë mësimin në gjuhën maqedonase pasi që ato shqipe nuk hapën në realitet asnjëherë?”, pohoi Lirim Selimi, Aleanca për Shqiptarët. Në vitet e kaluara, ky qytet ka qenë edhe vatër e incidenteve ndëretnike të cilat arrinin kulmin me afrimin e festive kombëtare të nëntorit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN
Haradinaj: Unë, Kurti, Thaçi dhe Mustafa jemi mashtrues

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka bërë një deklaratë të pazakontë duke u shprehur se të gjithë udhëheqësit politikë të...

Close