X

Luan Rama: Jam plotësisht dakord me DASH, respektimi i ligjit është mbi të gjitha!

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama, reagon pas deklaratës së Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili tha se po ndjek me vëmendje lëvizjet e Presidentit Ilir Meta, ndërsa shtoi se SHBA nuk ndryshon qëndrim sa i takon zbatimit të Reformës në drejtësi.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Luan Rama shkruan se është plotësisht dakord me DASH se “respektimi i ligjit është mbi të gjitha”.

“Plotësisht dakord me. Departamentin Amerikan të Shtetit! Asnjë dilemë, asnjë mëdyshje. Plotësisht dakord me Departamentin Amerikan të Shtetit: “respektimi i ligjit është mbi të gjitha”.

Shqipëria nuk ka rrugë tjetër përveç zbatimit të Kushtetutës dhe përshpejtimit të ritmit të reformave të integrimit europian, në partneritet të plotë dhe strategjik me SHBA. Larg duart e politikës nga reforma në drejtësi, larg duart nga Gjykata Kushtetuese!”, shkruan Rama.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Merret vendimi/ Greqia do t’i mbyllë dyert për emigrantët që nuk kanë të drejtë azili

Greqia tha të premten se është duke vendosur më shumë roje kufitare për të “mbyllur dyert” për emigrantët që nuk...

Close