X

Lista me emra/ Të hënën emërohen tetë prokurorët e rinj të SPAK

Të hënën e javës së ardhshme do të miratohen emrat e tetë prokurorëve që do të jenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë njofton se po këtë ditë, do të shpallet gara për pocizionin e drejtuesit të kësaj Prokurorie, që do të jetë një nga tetë prokurorët që pritet të emërohen si pjesë të kësaj strukture e njohur ndryshe edhe si SPAK.

Prokurorët e përzgjedhur janë si më poshtë:

–Altin Dumani,

-Arben Kraja,

-Behar Dibra,

-Edvin Kondilli,

-Elida Celami(Kaçkini),

-Ened Nakuçi,

-Enkeleda Millonai,

-Klodian Braho

Në mbledhjen e së hënës, do të caktohet përkohësisht edhe prokurorja pranë Gjykatës së Apelit Korçë, të znj.Irena Çunoti, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, ndërsa Altin Dumani do të caktohet përkohësisht në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Për Krimet e Rënda Tiranë.

Mbledhja është caktuar të zhvillohet pranë Prokurorisë së Përgjithshme, ku do të jenë të pranishëm Përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, EURALIUS (EU Funded Project), OPDAT (Funded from the United States Department of Justice/ Assistance and Training and Technical Assistance Program), si dhe vëzhgues tё tjerё tё akredituar. Prokuroria e Posaçme synon luftimin e korrupsionit në rangjet e larta të pushtetit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Luan Rama: Jam plotësisht dakord me DASH, respektimi i ligjit është mbi të gjitha!

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama, reagon pas deklaratës së Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili tha se po ndjek me...

Close