X

Lampard i kujton deklaratën Murinjos: Nuk e ndryshoj mendimin as pas dhjetë viteve

Këtë javë bëri bujë emërimi në krye të Totenhemit i teknikut Hoze Murinjo. Luzitani kishte 11 muaj i papunë, por pas shkarkimit të Poçetinos, pranoi stolin e londinezve. Menjëherë në rrjetet sociale qarkulloi një deklaratë e luzitanit e para disa viteve ku shprehej se për respekt të tifozëve të Çelsit nuk do të trajnonte asnjëherë Totenhemin.

Por, 56-vjeçari duket se e ka harruar këtë premtim dhe tashmë është në krye të “ Spurs”. I pyetur mbi këtë temë, ish-futbollisti i Murinjos te Çelsi dhe sot trajner i bluve të Londrës, Frenk Lamaprd ka premtuar se ai asnjëherë nuk do marrë drejtimin e Totenhemit dhe kjo deklaratë do të vlejë edhe pas 10 viteve.

“Mund të siguroj se jo nuk do e marr në drejtim Totenhemin. Këtë deklaratë mund ta përdorni edhe pas 10 viteve. Nuk ka për të ndodhur. Murinjo ka punuar me shumë klube dhe duhet ta respektojmë për punën e tij. Është vendimi i tij, nëse fansat të gjykojnë apo jo, nuk është në duart e tua”, tha Lampard.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Padia e Metës për Dvoranin do të hetohet nga Prokuroria e Tiranës

Prokuroria e Tiranës do të hetojë kallëzimin e Presidentit, Ilir Meta ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani. Kallëzimi u dorëzua...

Close