X

Krijimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit, SHBA vë në depozicion pesë “makina të së vërtetës” për kontrollin e aplikantëve

Teksa ka nisur puna për krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i ka dhuruar Ministrisë së Brendshme 5 poligrafë, të cilët do të përdoren për “kontrollin” e personave që do të aplikojnë për të qenë pjesë e kësaj njësie.

Ambasada amerikane thekson se pajisjet do të përdoren nga poligrafë të trajnuar nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa programi do të zgjasë për një periudhë 10 javore.

Njoftimi:

Këtë javë, Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) hodhi një tjetër hap përpara drejt ngritjes së saj me dhurimin e pesë paketave të kontrollit poligraf nga qeveria e Shteteve të Bashkuara për Ministrinë e Brendshme. Pajisjet do të përdoren nga poligrafë të trajnuar nga Shtetet e Bashkuara, të cilët do të kryejnë testimet e aplikantëve për Byronë Kombëtare të Hetimit, për të ndihmuar në ruajtjen e standardeve më të larta të integritetit. Dhurimi dhe certifikimi i poligrafëve është pjesë e një program dhjetë javor, financuar nga Byroja e Departamentit të Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës nëpërmjet Programit Ndërkombëtar të Ndihmës për Trajnime në Hetimet Penale (ICITAP). Drejtori i Përgjithshëm dhe ekipi menaxhues i Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SIAC) – organizata që do të punësojë shqyrtuesit e poligrafeve – iu bashkuar drejtuesit të programit ICITAP dhe drejtueses

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Aksident tek mbikalimi i Shkozetit, ndërron jetë këmbësori

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradë, në zonën e njohur si ‘mbikalimi i Shkozetit”. Sipas informacioneve...

Close