X

Ish-ministri: Falë delegacionit të BE jemi pa gjykata

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Kocijançiç kërkoi sot që të mos sulmohet ambasadori i BE në Tiranë. Reagimi i saj vjen pasi tensionet në vend janë rritur ndjeshëm, ndërkohë që reforma në drejtësi po prodhon më shumë kaos sesa qartësi.

Pikërisht pasi foli zëdhënësja e KE, kryeministri maqedonas Zoran Zaev tha se BE nuk kishte lejuar që vendi i tij të aplikonte modelin e vetingut si në Shqipëri.

Nga ana tjetër, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, thotë se ishte pikërisht delegacioni i BE që na ka lënë pa gjykata.

“Maja Kocijançiç ka të drejtë. Delegacioni i BE dhe veçanërisht drejtuesit e tij dje dhe sot e kanë afruar Shqipërinë me BE. 3 vite rresht na u hapën negociatat. Si rezultat i këtij kontributi të jashtëzakonshëm, Shqipëria sot ka mbyllur dyert e gjykatave dhe ka hapur portalet e thashethemeve.

Veçanërisht sinjifikativ ishte mësimi që kemi mësuar nga Delegacioni i BE, për blerje asetesh e shërbimesh pa tender. Si rezultat i këtij mësimi vështirë të gjesh sot ndonjë punë publike të tenderuar me garë të hapur dhe konkurruese.

Delegacioni i BE, pasi humbi statusin e monitoruesit, me objektivitet të lartë nuk konstatoi asnjëherë të vetme kanabizimin e vendit dhe po me të njëjtin objektivitet nuk sheh ende krizën më të thellë politike ku është zhytur vendi.

Madje Delegacionit Europian duhet ti japim edhe medalje të lartë për injorim total të organizatave të tjera që paguan BE si Komisioni i Venecias, ODIHR dhe madje edhe Gjykata e Të Drejtave të Njeriut.

Më në fund, kush kritikon Delegacionin e BE ka kritikuar vetë BE dhe është i Macronit..

Le të jenë ça të duan, por sa herë të merren me punët tona do ta meritojnë kritikën! Pa asnjë ndrojtje e pa asnjë kompleks. Veçanërisht burokracia e Brukselit… Po, jam dakort me Macronin!” shkruan ai.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Plagoset punonjësi i OSHEE në Tiranë, ja shkaku

Një punonjës i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka mbetur i plagosur gjatë punimeve për rregullimin e...

Close