X

Historia e pabesueshme/ Krimineli më i kërkuar në Europë arrestohet në Bregun e Fildishtë pas dy dekadave në arrati

Dy nga personat më të kërkuar në Europë janë arrestuar, pas më tepër se dy dekadave të kaluara në arrati.

Jean-Claude Lacote, tashmë 53 vjeç dhe partnerja e tij Hilde van Acker, tani 56 vjeçe u prangosën në kryeqytetin ekonomik të Bregut të Fildishtë, në Abdixhan. Ata u arrestuan në fillim të kësaj jave, raporton policia lokale.

Ata ishin te lista e personave më të kërkuar në Belgjikë e në Europë. Biznesmeni, Marcus Mitchell, u vra në De Haan në maj 1996 pasi u qëllua dy herë në kokë. Mediat belge shkruajnë se ai kishte zbuluar se ishte duke u mashtruar.

Lacote, me shtetësi franceze dhe Van Acker, me shtetësi belge, u arrestuan fillimisht, por më vonë u la të lirë për mungesë provash. Më pas ata ikën në Afrikën e Jugut dhe ndërtuan një jetë disa vjeçare përpara se të detyroheshin të iknin përsëri. Lacote ka jetuar në shtëpi të ndryshme në Afrikën e Jugut. Ai iu ka mbijetuar një sërë kërkesash për ekstradim për në shtetet europiane.

Ai arriti të shpëtojë nga burgu në vitin 2008. Lacote ia kishte dalë të fshihej, duke u ndihmuar edhe nga partnerja. Dyshja, të cilët u dënuan në mungesë në vitin 2011 me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marcus Mitchell, u dënuan gjithashtu në raste të ndara në Francë dhe Gjermani në vitin 2012.

Ndërkohë, Van Acker, u dënua 2 vjet burg si bashkëpunëtor. Pas arrestimeve këtë javë, nuk është e qartë se cilat do të jenë hapat e ardhshëm për ekstradim.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Vettingu në Maqedoninë e Veriut/ Zaev: E pezulloi BE, problem vakancat

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka deklaruar se Bashkimi Europian ka pezulluar aplikimin e modelit shqiptar të vettingut...

Close