X

Duka “ngrin” klubet e kryeqytetit: Nuk e di ende nëse stadiumi i ri është gati për derbin

Analizat e barit të stadiumit të ri mbajnë peng zhvillimin e derbit në stadiumin e ri në kryeqytet. Këtë e konfirmon edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili bëri të ditur se bari në impiantin “Air Albania’ nuk ishte në gjendjen optimale.

“Ishte një e metë që e panë të gjithë që bari i stadiumit nuk është në gjendjen optimale. Kemi bërë analizat e barit për të parë situatën e tij dhe do ët shohim situatën. Nuk e them dot nëse do të jetë gati apo jo për ndeshjen derbi.

Shuma që do të paguajnë klubet për stadiumin? Nuk do të jetë e pamundur për klubet, përkundrazi, do të jetë e tillë që klubet të fitojnë më shumë se sa kanë fituar më parë”, tha Duka për RTSH

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Historia e pabesueshme/ Krimineli më i kërkuar në Europë arrestohet në Bregun e Fildishtë pas dy dekadave në arrati

Dy nga personat më të kërkuar në Europë janë arrestuar, pas më tepër se dy dekadave të kaluara në arrati....

Close